Mbyllet riveshja me asfaltobeton e rrugëve të Burrelit. Kryebashkiaku Malaj: Edhe rrugët e fshatrave do të shtrohen

0

Është përmbyllur këtë të hënë i gjithë procesi i riveshjes me asfaltobeton të rrugëve të brendshme të qytetit të Burrelit. firma zbatuese e projektit ka hedhur shtresën asfaltike në të gjitha rrugët e planifikuara për tu riveshur duke i hapur rrugë kështu vendosjes snë pas të sinjalistikës horizontale. Për të parë nga afër punën në fazën e fundit në rrugën nga kryqëzimi i spitalit deri tek agjensia, ishte vetë Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, i cili u shpreh se shumë shpejt do të nisë puna edhe për plotësimin e sinjalistikës si asaj horizontale po ashtu edhe vertikale.

Nga ana tjetër Kryebashkiaku Agron Malaj tha se e njëjta procedurë do të ndiqet edhe për rrugët e fshatrave të cilat hap pas hapi do të asfaltohen.