
Që prej datës 15 Nëntor është mbyllur procesi i anektimeve në terren për Censin e Popullsisë dhe Banesave 2023. Afati ishte shtyrë nga vetë INSTAT për shkak të problematikave të ndryshme që kishin konstatuar në terren anketuesit, siç ishte mosgjetja për një kohë të gjatë e banorëve në banesa dhe ndryshimi i adresave për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit 2016. Ndërkohë, banorët e Bashkisë Klos, shprehen se gjatë ditëve që është zhvilluar Censi, anektuesit kanë trokitur në dyert e tyre dhe se kanë komunikuar me to duke u dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve, të vetëdijshëm se të dhënat e grumbulluara do të kthehen në investime strategjike për qeverisjen lokale e qëndrore.Ndërkohë, INSTAT ka lajmëruar që në një periudhë të shkurtër, do të bëjë në anketim, nëse agjentët e terrenit kanë trokitur në të gjitha dyert e shqiptarëve dhe më pas do të nisë procesin e përpunimit të të dhënave.