Rekamë

Janë mbyllur të enjten ndeshjet e javës së 26 të kampionatit të kategorisë së parë në futboll. Java e fundit kishte vënë përballë ekipin e Burrelit dhe Besën e Kavajës në një ndeshje të luajtur në Berat. Megjithatë kanë qenë kavajasit që kanë arritur të marrin një fitore të pastër duke siguruar përfundimisht qëndrimin në kategorinë e parë edhe për sezonin e ardhshëm. Ekipi i Kavajës ka shënuar tre herë në portën matjane, në minutat 22, 64 dhe 66. Kjo fitore i dha mundësinë ekipit të Besës të sigurojë qëndrimin direkt. Ndërkohë, pas ndeshjes së fundit të kampionatit matjanët radhiten në vendin e 10 çka e çon automatikisht në ndeshjet play out.

Tashmë u vjen radha ndeshjeve play-out, me dy skuadra që i përkasin Kategorisë së Parë, të cilat do të duhet të ruajnë vendin e tyre në sfidat përballë ekipeve të Kategorisë së Dytë. “Fituesja e “play off”-it të Grupit A të Kategorisë së Dytë do të zhvillojë një ndeshje finale me vendin e 9-të të Kategorisë së Parë. Ndërsa fituesja e ndeshjes “play off” të Grupit B, do të luajë kundër vendit të 10-të të Kategorisë së Parë. Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen në një stadium të përcaktuar nga FSHF-ja”, shkruhet në rregulloren e aktivitetit. Sipas renditjes pas ndeshjeve të sotme, Lushnja e cila mban vendin e 9 në të Parën, do të luajë ndeshjen e saj play-out kundër Valbonës. Ndërsa në ndeshjen tjetër, do të jetë Burreli i vendit të 10, i cili do të luajë kundër Pogradecit.Dritan Kurti