Është mbyllur këtë të Martë procesi i aplikimeve për skemat mbështetëse në sektorin e bujqësisë. Të gjithë fermerët patën mundësi që nga data 20 Mars deri me 11 Prill të aplikonin nëpërmjet portalit e-albania për mbështetje financiare nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në disa sektor të bujqësisë.
Agjensia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural hapi skemën mbështetëse të këtiju viti për tufën bazë të matrikulluar, mbarështim të bletarisë, mbështetje për fara/fidanë e impute të tjera, mbështetje për fermat organike, mbështetje për naftë për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi etj.
Fermerët e Matit nisën aplikimin që në ditën e parë të hapjes së thirrjes në disa sektor si në blektori, gjedhë, skemën e naftës, bletari etj.
Sakaq, ende nuk dihet se sa është numri i fermerëve që kanë aplikuar, pasi aplikimet janë bërë në portal dhe do të jetë AZHBR e cila do të dërgojë listën e fermerëve pranë Zyrave të Ekstensionit Bujqësor në të gjitha bashkitë dhe më pas do të nisë procesi tjetër i plotësimit të dokumentacionit.