Rekamë

Rruga Rrëshen – Shoshaj e cilësuar si koridori i Matit për të lidhur rrugën e Arbrit me atë të Kombit vijon të mos merret në inventar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.aksi kthehet shpesh në problematik saqë në disa segmente bëhet gati i pakalueshëm.
E tillë ishte edhe kjo pjesë rruge pak javë në parë në fshatin Prosek të Rrëshenit. Gropat e mëdha vështirësonin lëvizjen e automjeteve sidomos në ditët me shi.
Por pas bërjes mediatike të këtij problemi, Bashkia e Mirditës ka ndërhyrë duke bërë të mundur mbushjen e gropave. Por për drejtuesit e mjeteve kjo nuk është zgjidhje, pasi sapo të ketë reshje shirash, rruga kthehet në gjendjen e më parshme. Ata shprehen se vetë shteti duhet të ndërhyjë për ta rikthyer atë siç ka qenë para 5 vitesh dhe të mirëmbahet rregullisht siç bën me rrugët e tjera nacionale.

Në shumë segmente rruga është shembur duke e kthyer atë në njëkalimëshe. Dëmtimi i karrexhatës në Prosek, Perlat e zona të tjera, ka rritur rrezikun e aksidenteve për ata që nuk e njohin mirë terrenin.