
Ndërtimi i segmentit të ri të rrugës së Arbrit nga ura e Çerenecit deri në Maqellarë, ka lënë disi në hije segmentin ezistues të rrugës nacionale Bulqizë – Peshkopi që kalon nga Shupenza. Në këtë aks rrugor që është ende në inventar të Autoritetit rrugor Shqiptar ka patur vazhdimisht prani të madhe të gropave të hapura në asfalt. Banorët e kanë ngritur vazhdimisht këtë shqetësim duke e bërë publik edhe në media. Agim Nasufi thotë se vetëm pasi problemi u bë publik në media, firma mirëmbajtëse e kësaj rruge ka bërë të mundur mbushjen e gropave. Por sipas tij, kjo nuk është zgjidhja e duhur pasi gropat rikthehen sërisht sapo të ketë reshje shirash. Agimi shprehet se duhet një ndërhyrje e përgjithshme në këtë rrugë në mënyrë që problemet të marrin fund njëherë e përgjithmonë.
Aksi rrugor Ura e Çerenecit Maqellarë është pjesë e rrugës nacionale Skuraj – Peshkopi, ndërsa në këtë rrugë i vetmi aks pa prani të gropave është ai Burrel – Klos i cili u rehabilitua pak vite më parë, ndërsa segmentet e tjera vazhdimisht bëhen problem për drejtuesit e mjeteve por edhe për banorët që jetojnë përgjatë sajë