Mblidhet Këshilli i Bashkisë Mat, miraton të gjitha pikat e rendit të ditës
Këshilli bashkiak Mat këtë të hënë zhvilloi mbledhjen e tij të radhës për muajin Qershor. Në këtë mbledhje ishin parashikuar plot 12 pika në rendin e ditës të cilat u shqyrtuan një e nga një.
Këshilli miratoi në parim të gjitha pikat e rendit të ditës ndërsa më pas shqyrtoi dhe miratoi me të gjitha votat e anëtarëve të pranishëm projekt-vendimin e fondit 6% të ndihmës ekonomike për muajin Maj. Në pikën pasardhëse këshilltarët u njohën me raportin e monitorimit të buxhetit të Bashkisë Mat për 4 mujorin e parë të vitti 2025. Ndërsa pika e katërt e cila u miratua me votat e nevojshme, kishte të bënte me një marrëveshje bashkëpunimi midis Bashkisë Mat dhe Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë. Raport i monitorimit te buxhetit te Bashkise Mat per 4-mujorin e parë të vitit 2025. Në pikën e pestë, pas shumë diskutimeve, këshilltarët miratuan me shumicë votash pro dhe dy abstenim listën përfituese të 46 familjeve tek programi social “Banesa Sociale me Qira” Njësia Administrative Burrel, ish-hoteli i uzinës, bashkë me vlerën e qirasë sipas metrave katrorë të përcaktuar me ligj. Në vijim këshilli miratoi Projekt-vendimin e pagesës së bursës financiare për disa nxënës të vitit shkollor 2024-2025, rregulloren e shërbimit në çerdhe dhe projekt–vendimin për shërbime të kërkuara me afat të përkohshëm për realizimin e projektit “Festa e Miqësisë”.
Në fund këshilltarët u njohën me raport e monitorimit dhe zbatimit të dispozitave ligjore në fushèn e barazisë gjinore dhe masave ndaj dhunës në familje nga organet e qeverisjes vendore si dhe analizën e punës së sektorit të ujitjes dhe kullimit dhe masat e marra për sezonin e verës.