Mblidhet Këshilli i Bashkisë Mat. Ja çfarë u diskutua

0
9

Këshilli i Bashkisë Mat zhvilloi këtë të hënë mbledhjen e radhës duke shqyrtuar plot 14 pika në rendin e ditës. kryetarja e Këshillit Bashkiak, Elisa Gjasta, lexoi rendin e ditës i cili u miratua unanimisht për diskutim.
Më pas këshilli kaloi në diskutim pikë për pikë. Fillimisht këshilltarët e pranishëm në këtë mbledhje miratuan fondin 6% të ndihmës ekonomike për muajin Gusht 2020. Më pas këshilltarët u ndalën në pikën e dytë e cila kishte të bënte me dhënien e statusit të pastrehë disa familjeve në Bashkinë Mat. Këshilltarët që morën fjalën i kërkuan zyrës përkatëse që të rishikojnë listat dhe të vendosen kushtet ligjore, e mbi të gjitha të shikohen kriteret për kohën e ardhjes në qytetin e Burrelit, numrin e familjarëve etj. Kjo pikë e rendit të ditës nuk u miratua. Këshilli shtyu për mbledhjene radhës edhe pikën tre e cila kishte të bënte me ndryshim autorizimi apartamenti. Më pas këshilli diskutoi dhe miratoi pikën 5 për dhënie subvencionim qeraje, pikën gjashtë për dhënie ndihme financiare për një familje të djegur nga zjarri, pikën 7 për dhënie me qera të objektit “Ndërtesa e ish-ndërmarrjes së bonifikimit” me numër pasurie 5/549 dhe pikën 8 për dhënie ndihme financiare për përballimin e transportit deri tek shkolla të disa familjeve në nevojë në Bashkinë Mat. Pika 9 e rendit të ditës nuk u miratua. Në pikën e 10 këshilltarët miratuan lidhjen e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Bashkisë Mat dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim. Në pikën e 11 këshilltarët u njohën me raportin e monitorimit të buxhetit të Bashkisë Mat për 8-mujorin e vitit 2020. Në pikën e 12 këshilltarët u njohën me planin e punës dhe buxhetin e vitit 2021 për këshillin bashkiak nga përfaqësuesit e projektit “Bashki të forta”.