Rekamë

Këshilli Bashkiak i Matit ka zhvilluar këtë të enjte mbledhjen e radhës të tij. Në rendin e ditës së sotme ishin listuar vetëm katër pika të paraqitura nga bashkia.

Pas miratimit në parim të rendit të ditës, këshilli nisi shqyrtimin e pikave një e nga një. Fillimisht u diskutua projekt-vendimi për fondin 6% të ndihmës ekonomike për muajin Dhjetor 2021. Pasi dëgjuan drejtuesit e zyrës përkatëse, këshilli miratoi me vota unanime këtë pikë. Ndërkohë në pikën e dytë të rendit të ditës ishte projekt-vendimi për kriteret e familjeve në nevojë që do të trajtohen me fondin 6% për vitin 2022. Edhe kjo pikë mori të gjitha vitat e anëtarëve të pranishëm pasi kriteret janë po ato të miratuara vitin e kaluar. Në pikën e tretw të rendit të ditës këshilli diskutoi dhe miratoi projekt-vendimin për systemin e pikëzimit për programin e përmirësimit të kushteve të banesave ekzistuese deri në një ndërtim të ri. Në pikën e katërt, pas diskutimeve dhe debateve mbi koompetencat ligjore këshilli miratoi projekt-vendimin për miratimin paraprak të vendimit të asamblesë së përgjithshme për emërimin e Arjan Leshajt në detyrën e Administratorit të Klubit të Futbollit Burreli. Lleshaj me profesion mësues i mjeshtërisë sportive mban aktualisht detyrën e trajnerit të portierëve pranë skudrës së Burrelit. Po ashtu ai prej vitesh është pjesë e sportit si ish portier dhe si trajner.