Mblidhet Këshilli Bashkiak Mat. Miratohet shitja e truallit në Komsi ku do ndërtohet xhami e re

0
5

Këshilli i Bashkisë së Matit zhvilloi këtë të Mërkurë një mbledhje jashtë radhe për të diskutuar 11 pika në rendin e ditës. Mbledhja nisi me shqyrtimin dhe miratimin e fondit 6% të ndihmës ekonomike për muajin Shtator. Në pikën e dytë këshilltarët e pranishëm në këtë mbledhje miratuan me të gjitha votat projekt-0vendimin për marrëveshjen e bashkëpunimit midis Bashkisë Mat dhe entit Kombëtar të Banesave mbi zbatimin e programit për ndërtimin e banesave me kosto të ulët në Bashkinë e Matit. Ndërkohë, as në këtë mbledhje këshilltarët nuk e votuan projekt-vendimin për dhënie statusi të pastrehë disa familjeve në Bashkinë Mat. Po ashtu këshilltarët e pranishëm në mbledhjen e sotme miratuan projekt-vendimin për përdorimin e fondit të planifikuar për Emergjenca Civile për blerje termometrash. Ndërkohë, pikat pasardhëse që morën votat unanime ishin për blerje trualli për xhaminë e qytetit të Burrelit me sipërfaqe 600 metra katrorë nga Komuniteti Mysliman Shqiptar dhe blerje po 600 metra katror për ndërtimin e një xhamie në qendër të fshatit Komsi. Projekt-vendimi për ndryshim në buxhetin e vitit 2020 nuk u miratua, ndërsa më pas këshilltarët votuan pikat e tjera si shtesë të ardhurash në buxhetin e vitit 2020 dhe shtesë në buxhetin e po të këtij viti. Në pikën e të ndryshmeve këshilli diskutoi kërkesa të qytetarëve.