Rekamë

Këshilli bashkiak Mat zhvilloi këtë të enjte mbledhjen e radhës për muajin Qershor. Në rendin e ditës ishin parashikuar të diskutoheshin 7 pika.

Pas miratimit të rendit të ditës, Këshilli nisi shqyrtimin e pikave një e nga një. Fillimisht këshilltarët diskutuan dhe miratuan me të gjitha votat e anëtarëve të pranishëm në këtë mbledhje pikat e rendit të ditës. Më pas këshilli u njoh me raportin e monitorimit për buxhetin e bashkisë Mat për 4-mujorin e parë të vitit 2024.

Këshilltarët e pranishëm në këtë mbledhje diskutuan dhe miratuan dhënien e bursave për arsimin 9-të vjeçar. Pika e 5 në rendin e ditës për tarifën e shërbimit të ujitjes për vitin 2024, nuk mori votat e nevojshme për t’u miratuar. Dy nga këshilltarët e pranishëm kërkuan ndryshim në projektvendim në lidhje me menaxhuesit e mbledhjes së tarifës.

Këshilltarët diskutuan dhe miratuan Rregulloren për dhënien e titujve të nderit për vitin 2024. Tek pika e të ndryshmeve u diskutuan kërkesa të qytetarëve.