Ballina AKTUALITET Mbledhja për presidentin/ Alibeajt i përgjigjen dy deputetët matjanë, mungon Basha

Mbledhja për presidentin/ Alibeajt i përgjigjen dy deputetët matjanë, mungon Basha

0

Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar në orën 14:00 një mbledhje m deputetët e grupit parlamentar, për të diskutuar për procedurën e zgjedhjes së Presidentit.

Nga 52 deputetë ka grupi parlamentar demokrat, kanë marrë pjesë 20 deputetë. Më herët, Komisioni i Rithemelimit doli kundër draftit për zgjedhjen e presidentit, ndërsa kërkoi nga demokratët bojkotimin e mbledhjes së thirrur nga Alibeaj.

Deputetët prezentë: 1. Kreshnik Collaku; 2. Zheni Gjergji; 3. Bledjon Nallbati; 4. Dashnor Sula; 5. Arbi Agalliu; 6. Gazment Barshi; 7. Dhurata Cupi; 8. Saimir Korreshi; 9. Eralda Bano; 10. Merita Bakiu ; 11. Ferdinand Xheferri; 12. Kastriot Piroli; 13. Ilda Dhori; 14. Lefter Geshtenja; 15. Lindita Metaliaj; 16. Flamur Hoxha; 17. Seladin Jakupllari; 18. Enkelejd Alibeaj; 19. Emilja Koliqi; 20. Orjola Pampuril 21. Andia Ulliri

Mungojnë: Lulzim Basha, Ervin Salianji, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Alfred Rrushaj, Flutura Acka, Xhelal Mziu, Tomorr Alizoti, Ramadan Lika, Fation Veizaj, Helidon Bushati, Greta Bardeli, Zef Hila, Ina Zhupa, Kasem Mahmutaj

Deputetet e Rithemelimit që mungojnë: Flamur Noka, Edi Paloka, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luciano Boçi, Edmond Spaho, Luan Baçi, Agron Shehaj, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Isuf Cela, Bujar Leskaj, Belind Kelliçi, Sali Berisha, Elda HotiLexo edhe :  Berisha dorëzon dokumentacionin, cila do të jetë taktika që do të zgjedhë për t’u rikthyer në krye të PD-së?

Një ditë më parë, Alibeaj iu ka shpërndarë deputetëve një draft me kriteret dhe formulën e zgjedhjes së Presidentit, ku vë në dukje faktin se materiali nuk është përfundimtar dhe mund të ndryshojë në varësi të propozimeve të deputetëve.

“Duke shpresuar të keni kaluar sa me mire ne fundjave, po ju shkruaj per mbedhjen e radhes se grupit. Sic u bisedua, ju lutem gjeni bashkelidhur dokumentin, ku jane sintetizuar me kujdes diskutimet qe beme ne mbledhjen e fundit, si dhe mendimet e derguara me email nga disa prej jush. Vini re ju lutem qe dokumenti eshte ende draft, dmth eshte i hapur per t’u permiresuar, korrigjuar dhe shtuar per mbledhjen e neserme. Po jua dergoj qe sot me qellim qe secili prej jush te kete mundesi efektive per ta analizuar dhe per te kontribuuar ne permiresimin e tij”, thuhet në emailin e shpërndarë mbrëmë nga Alibeaj.

Exit mobile version