Mbledhja jashtë Radhe e Këshillit Bashkiak Mat

Mbledhja jashtë Radhe e Këshillit Bashkiak Mat
Këshilli i Bashkisë së Matit zhvilloi këtë të martë një mbledhje jashtë radhe me vetëm katër pika në rendin e ditës. Kjo mbledhje ishte parashikuar më parë të zhvillohej e veçuar nga mbledhjet e zakonshme për shkak të specifikës së pikave në rendin e ditës. Pasi u miratua në parim rendi i ditës, këshilltarët nisën shqyrtimin e pikave një e nga një. Këshilli miratoi projekt-vendimin e Planit të Integritetit të Bashkisë Mat 2026-2028. Kjo pikë mori votat e anëtarëve të pranishëm pas relatimit drejtues të drejtorisë përkatëse. Më pas u diskutua edhe projekt-vendimi i Planit të Arsimit Parauniversitar të Bashkisë Mat 2026-2028. Edhe në këtë pikë, këshilltarët kërkuan sqarimet e nevojshme nga ana e përfaqësuesve të bashkisë. Një tjetër pikë e cila u miratua me votat e nevojshme ishte edhe ajo e Planit Social Vendor 2026-2028. Në fund këshilltarët miratuan Planin e Barazisë Gjinore 2026-2028. Tek pika e të ndryshmeve u diskutuan kërkesat e qytetarëve.