Ballina POLITIKE Mbledhja e radhës e këshillit të Bashkisë Mat

Mbledhja e radhës e këshillit të Bashkisë Mat

0

Këshilli i Bashkisë së matit është mbledhur këtë të Hënë në mbledhjen e radhës, me një rend dite të ngjeshur. Këshilltarët diskutuan përreth 2 orë 18 pika në rendin e ditës.
Këshilli e nisi mbledhjen me miratimin e fondit 6% të ndihmës ekonomike për muajin Prill, pikë e cila mori të gjitha votat e anëtarëve të pranishëm. Më pas këshilli u njoh në pikën dy dhe tre me raportin e performancës ekonomike të Bashkisë Mat për vitin 2021 dhe raportin e monitorimit për katër mujorin e parë të vitit 2022. Në pikën e katërt këshilltarët miratuan një ndryshim në VKB numër 126 datë 17.12.2021 për “Pagat e punonjësve për vitin 2022”. Ky ndryshim është bërë pas vendimit të këshillit të ministrave për rritjen e pagës minimale në masën e 32 mijë lekëve. Në pikën e pestë këshilltarët u njohën me projekt-vendimin për dhënie dakordësie nga Këshilli i Bashkisë Mat mbi riorganizimin e shoqërisë aksionare Ujësjellës – Kanalizime Mat dhe krijimin e subjekteve me kometenca të përbashkëta të ujësjellës-kanalizimeve. Ky rioganizim po bëhet në rang vendi pas vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërkohë në këtë pikë këshilltarët kërkuan më shumë informacion dhe e shtynë marrjen e vendimit për mbledhjen pasardhëse. Edhe pika e gjashtë në rendin e ditës u shty për mbledhjen e ardhshme. Kjo pikë kishte të bënte në lidhje me dhënien me qera të sipërfaqeve të fondit pyjor e kollusor në pronësi të Bashkisë Mat, subjekteve të pajisura me leje-liçencë për ndërtimin e veprave hidroteknike për HEC-e. edhe kjo pikë e cila mori debate, këshilltarët kërkuan që rastet të trajtohen një e nga një.
Këshilltarët e pranishëm miratuan më pas të gjitha pikat pasardhëse mbi dhënien me qera të ambjeteve të stadiumit “Liri Ballabani” Bashkisë Klos për organizimin e ndeshjeve nga “K.F Klosi”, dhënie autorizimi për dy familje për shitje të apartamenteve në Ulëz, tjetërsimi i objektit “ish lavanderia e çerdheve” dhe kalimi në pronësi të qytetarit banues në të, projekt – vendimin për marrëveshjen midis Bashkisë Mat, dhe Komisionit të Bashkimit Europian, për projektin “Inovacioni dhe kultura për të fuqizuar Matin – ICTe Mat, dhe projekt – vendimin për akordim fondi për rregullimin e soletës në pallatin Nr.4/226 Qyteti Burrel.

Exit mobile version