MBETURINAT VIJOJNË TË SHTOHEN NË RRUGËN E VJETËR QAF BUALL – KLOS

MBETURINAT VIJOJNË TË SHTOHEN NË RRUGËN E VJETËR QAF BUALL – KLOS

Aksi nacional Qaf Buall – Klos nëpërmjet fshatit Kloskatund vijon të ndotet çdo ditë.

Qytetarët e papërgjegjshëm nuk i frikësohen ndëshkimit ligjor, ndaj dhe vazhdojnë të hedhin mbeturina pa ktiter në të gjithë gjatësinë e rrugës.

Në Qafën e Buallit vijon të hidhen inerte nga persona të cilët bëjnë rikontruksione të objekteve të ndryshme.

Ndërkohë më e ndotur mbetet zona në vendin e njohur si Qaf Dushk. Mbeturinat këtu janë nga më të ndryshmet teksa janë hedhur në disa pika duke krijuar pirgje të mëdha.

Pastrimi i tyre i bërë herë pas here nga pushteti vendor nuk ka dhënë efekt pasi ato vijojnë të hidhen gjatë natës nga automjete që vijnë kryesisht nga Bulqiza.

Autoritetet e mbrojtjes së mjedisit kanë zhvilluar disa aksione në terren për të konstatuar ndotësit, por deri tani nuk është bërë e mundur kapja e tyre në flagrancë.

Sakaq, kontrollet tashmë do të vijojnë të bëhen edhe gjatë natës, për të ndalur njëherë e mirë këtë fenomen i cili është kthyer në shumë shqetësues për banorët e zonës.