Rekamë

Lumi i Matit prej ditësh është kthyer në transportues të mbeturinave nga më të ndryshme që nga rrjedha e tij. Reshjet e shirave kanë bërë që lumi të tejfryhet e për pasojë të dërgojë mbeturinat plastike në Liqenin e Ulzës. Ndërkohë organizatat vendore të peshkimit kanë dhënë alarmin pasi ndotja ndikon në gjallesat ujore në liqen.

Kryetari i Ogranizatës së Menaxhimit të Peshkimit, Ulëz Gjon Rica thotë se dëmi tek peshqit është i madh pasi në liqen përfundojnë lloj-lloj mbeturinash të rrezikshme për peshqit. Rica shton se një situatë e tillë vërehet sa herë ka reshje shirash e sidomos në stinën e vjeshtës.

Mbeturinat të cilat përfundojnë tek diga e hidrocentralit të Ulzës pastrohen nga ky i fundit, në mënyrë që ato të mos përfundojnë më pas në Shkopet e nga shkopeti në detin adriatik.