Mbeturinat e Bulqizës ndotin ujin në Plan të Bardhë

Mbeturinat e Bulqizës ndotin ujin në Plan të Bardhë

Një marrëveshje e pak viteve më parë mes Bashkisë Klos dhe Bashkisë Bulqizë bëri që të dyja këto institucione të pushtetit vendor të kenë një pikë të përbashkët për depozitimin e mbetjeve urbane. Kjo pikë u përcaktua të ishte mbi fshatin Plan i Bardhë të Bashkisë së Klosit. Por në këtë vendepozitim nuk trajtohen mbeturinat, por thjeshtë shkakrohen aty dhe lihen në mëshirë të fatit. Banorët e fshatit Plan i Bardhë të Bashkisë Klos kanë kërkuar vazhdimisht marrjen e masave për largimin e mbeturinave prej aty. Ata shprehen se me praninë e këtyre mbetjeve po ndotet e gjithë zona sidomos uji që përdorin për konsum apo për vaditje. Mehmet Basha thotë se kjo që ka ndodhur në fshatin Plan i Bardhë është dy herë e rëndë ku nga njëra anë ndotet nga mbeturinat e nga ana tjetër banorët nuk lejohet të ndërtojnë përgjatë rrugës së Arbrit.

Prania e mbeturinave mbi fshatit Plan i Bardhë të Bashkisë Klos është kthyer në shqetësim serioz edhe për blegtorinë e cila përballet me mbetje nga më të ndryshmet që hidhen aty.