Mbetjet e skaduara në Qafdushk, vijon apeli i banorëve: Po na helmohen fëmijët të ndëshkohen ata që i hedhin

0

Banorët e fshatit Kloskatund në Bashkinë e Klosit vijojnë tju bëjnë apel autoriteteve përgjegjëse për largimin dhe asgjësimin e produkteve të skaduara që janë hedhur pranë masivit pyjor me pishë në Qafdushk. Avdi Kuka thotë se këto mbetje janë hedhur nga njësi tregtare të Bulqizës, makinat e të cilave nisen për Tiranë për furnizim dhe shkarkojnë këtu të skaduarat apo mbeturina të tjera. Ai tregon se nga mbetje të tilla i janë dëmtuar edhe bagëtia e cila i ka konsumuar. Por sipas tij, situata më shqetësuese mbetet për fëmijët e vegjël të cilët shkojnë aty me bagëti e mund të konsumojnë nga këto produkte. Ai ju bën apel institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë e të largojnë këto mbetje të rrezikshme.
Situatë shqetësuese e shohin edhe punëtorët e mirëmbajtjes së rrugës nacionale. Njëri prej tyre thotë se i është dashur të largojë fëmijët kur i ka parë pranë produkteve të skaduara. Ai shprehet se në të njëjtën situatën është pothuajse i gjithë aksi nga Kloskatundi deri në Qafën e Buallit.
Ndonëse kjo situatë është bërë publike disa herë, autoritetet e konstrollit të mjedisit ende nuk kanë reaguar.