Ka mbërritur këtë të premte në Sarandë jahti LILIYA me flamur të Britanisë së Madhe, me gjatësi 40 dhe gjerësi 7 metra dhe me peshë 101 tonë.
Jahti është nisur nga Porti i Pisa në Itali ka mbërritur në Portin e Sarandës me qëllim marrjen e shërbimeve detare në portin tonë.
Burime për Sarandanews.com kanë bërë me dije se aryseja kryesore e ardhjes së ktij porti në Sarandë ka qenë furnizimi me naftë.
Jahti LILIYA është furnizuar me naftë në portin e Sarandës me një çmim mjaft të lirë dhe më pas është larguar.