Kanë mbërritur pas disa orësh tre trupat e pajetë të Rajmonda, Rudina e Fatjon Tolës në morgun e spitalit Rajonal të Dibrës për tju nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.
Ata qëndruan në banesën e tyre për sa kohë grupi hetimor kreu veprimet paraprake, ndërsa është dashur disa orë udhëtim deri në Peshkopi për shkak se Fshati Ostren i Madh ndodhet në kufi me Maqedoninë e Veriut në zonën e Gollobordës.
Tre pjestarët e familjes Tola, nëna 40 vjeçe, vajza e madhe 20 vjeçe dhe djali 15 vjeç dyshohet se humbën jetën nga asfiksia e rrjedhjes së gazit, por eksiston mundësia që asfiksimi i tyre të ketë ardhur nga mangalli apo të jenë helmuar nga ushqimi.
Mësohet se drejt Peshkopisë është nisur një ekip i ekspertizës mjekoligjore që do të asistojë në përcaktimin e shkaqeve të vërteta të tragjedisë së rëndë.