Mbarojnë reshjet, nga java tjetër shumë ditë me diell

Mbarojnë reshjet, nga java tjetër shumë ditë me diell

Shumë ditë me diell pas një jave të ngopur me reshje, kjo është tabloja e motit për javën qe vjen. 

Javën e ardhshme Shqipëria kalon në kushtet e motit të kthjellët me temperatura të larta, kryesisht në vlerat e mesditës kur temperaturat do të ngjiten në 16°C për zonat malore dhe mbi 20°C, në bregdet dhe zonat e ulëta.

Një tjetër paqëndrueshmëri e motit, pritet të vijë nga fundi i muajit duke bërë që të realizohen normat e reshjeve mujore për të gjithë vendin ndërsa tejkalohen këto norma, për zonat Perëndimore të Shqipërisë.