Mbahet konferencë shkencore jubilare për historinë e Matit

0

  Është mbajtur këtë të shtunë konferenca shkencore jubilare në 100 vjetorin e Burrelit si qendër e nënprefekturës së Matit. Akademik të Akademisë tonë të shkencave, e të ftuar të tjerë u bënë pjesë e kësaj konference e cila nisi fillimisht me një vizitë në muzeun Historik Mat. I pranishëm në këtë simpozium shkencor ishte edhe Kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi i cili mbajti fjalën e rastit

Më pas referuan 8 akademik e historian si Neritan Ceka me temën “Mati arkeologjik”, Suzana Kurti me temën Burreli, 100 vjetër Qendër Njësie Administrative e Nënprefekturës Mat, Skënder Muça dhe Suela Xhyheri me temën “Gjurmë të krishterimit gjatë periudhës mesjetare në krahinën e Matit”, Marenglen Kasmi me temën “Operacionet gjermane në rajonin e Matit”, Sefer Duka me temën “Kontributi i popullit të Matit në luftën antifashiste”, Marenglen Vergli me temën “Rreth Raporteve të Ahmet Zogut me Jugosllavinë në vitet 1930”, Afërdita Onuzi me temën “Konsiderata për veshjet tradicionale të Matit” dhe Artan Kurti me temën “Dekoracione të gurta në banesën popullore të Matit”. Ky simpozium shkencor do të transmetohet i plotë në ekranin e Mat Televizion në ditët në vijim. Po ashtu, i gjithë materiali i paraqitur aty do të botohet i përmbledhur për të qenë një dëshmi mbi historinë e Matit.