Në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të shpalljes së Burrelit Njësi Administrative e Nënprefekturës Mat, pasditen e së premtes u mbajt edicioni i katërt i festivalit të Këngës Epike e Lirike. Në këtë edicion morën pjesë grupe nga Drenasi i Kosovës, Tetova e Maqedonisë së Veriut, Mallakastra, Kurbini, Gjilani, Dibra etj. Grupet pjesmarrëse performuan para pubolikut matjan në skenën e vendosur në sheshin “Kastriotët” enkas për festimet e 100 vjetorit të shpalljes së Burrelit Njësi Administrative e Nënprefekturës Mat.
Ndryshe nga edicionet e kaluara, në këtë festival të gjitha grupet pjesmarrëse u vlerësuan me tituj që mbanin emrat e figurave të shquara të kulturës në Mat.