Një çift i ri indonezian është dënuar me 100 goditje me kamzhik secili për shkak se kishin kryer marrëdhënie seksuale pa qenë ende të martuar.

Dënime të tilla janë normale në provincat me shumicë myslimane në Indonezi dhe zakonisht goditjet jepen në praninë e qindra personave. Por, kësaj radhe, për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, kishte shumë më pak publik se zakonisht.

Gjithashtu, autoritetet lokale bënë me dije se morën të gjitha masat përpara se të jepnin dënimin, duke i matur temperaturën çiftit dhe duke i vendosur maska të rinjve përpara se t’i jepnin 100 goditjet me kamzhik.