Matjania, Megi Doçi, fiton "Topin e Artë" për femra

Matjania, Megi Doçi, fiton "Topin e Artë" për femra

Matjania, Megi Doçi, fiton “Topin e Artë” për femra

Eshte zhvilluar mbrëmjen e kësaj të hëne ceremonia e ndarjes së çmimeve “Topi i Artë 2025” në Shqipëri.

Për të tretën herë ky çmim për sportistet femra shkon për vajzën nga Mati, Megi Doçi e cila ka një karrierë të gjatë në sportin e futbollit në vendin tonë.

Megi Doçi është një nga futbollistet më të spikatura në historinë e kampionatit të vajzave në vendin tonë dhe ka rrëmbyer mbrëmjen e 15 Dhjetorit, trofeun e tretë të këtij lloji në karrierën e saj.