Ashtu siç kishin paralajmëruar amigrantët matjan që jetojnë në Londër të Britanisë së Madhe janë mbedhur këtë të shtunë para ambsadës së Shqipërisë. Ata protestuan në lidhje me marrjen e ujit të Melthit në Zall-Gjoçaj.

Emigrantët u shprehën se masakra që po bëhet atje duhet ndaluar sa më parë. Emigrantët kanë protestuar edhe për projektet për ndërtimin e HEC-eve në fshatin gurë i Bardhë në Klos, duke kërkuar anullimin e lejeve pasi ai është bërë pjesë e 100 fshatrave turistik.

Emigrantët me banim në Britaninë e Madhe kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave për tju ardhur në mbështetje banorëve të Njësisë Administrative Derjan në Bashkinë e Matit.