
Sistemi vaditës është një domosdoshmëri shumë e madhe për banorët që jetojnë në zonat rurale sidomos gjatë stinës së verës. Zëdhënësja për publikun në Bashkinë Klos, Matilda lleshaj thotë se në këtë bashki 80% e tokave bujqësore janë me sistem vaditës të rregullt dhe se banorët po vaditin tokat e tyre që prej datës 1 Korrik e më parë. Sipas Lleshajt, Bashkia Klos ka arritur të vendosë në funksion vepra vaditëse të cilat prej vitesh nuk ishin në shërbim të banorëve siç është kanali vaditës i Fullqetit, fshatit Xibër-Hane në Xibër etj. Po ashtu, një pjesë të madhe të tokave bujqësore mbulohen me sistem vaditës nga kanali i Klosit i cili është vënë në funksionim të plotë që në muajin Maj.
Sa i përket kanalit të Klosit, Lleshaj shtoi se po menaxhohet nga tre punonjës në pika kyçe ku dhe bëhet ndarja sipas grafikut të përcaktuar më parë për vaditjen e tokave që përfshin kjo vepër.