Mat. Zjarret e prerjet po shkatërrojnë pyjet, rivitalizimi me pikatore

0

Prej 30 vitesh masivet pyjore në vendin tonë janë përballur me një shkatërrim barbar e kjo e gjitha nga dora e njeriut. Fill pas shembjes së regjimit monist në pyjet e vendit tonë nisi një shfrytëzim pa kriter e gati gati barbarë duke prerë pemët qindra vjeçare deri aty sa janë zhdukur masive të mëdha pyjore.

Një tjetër fenomen shkatërrues kanë qenë edhe zjarret. Ndonëse disa prej tyre janë shkaktuar padashje nga njerëzit, një pjesë tjetër sipas ekspertëve të fushës është bërë qëllimisht për të shfrytëzuar nga individ apo grupe të caktuara.

Çdo vit përllogaritet që në vendin tonë të zhduken me ujëra hektar pyje nga zjarret apo nga prerjet e paligjshme. Ekspertër përllogarisin që në këto vite tranzicioni t’i jenë hequr vendi tonë afro 350 mijë hektarë pyje.

Por megjithë këtë masakër që i shkaktohet ekonomisë pyjore të vendit tonë, mungojnë investimet. Jemi dëshmitarë që në dekadën e fundit të paktën, të mos ketë asnjë iniciative lokale apo qëndrore e cila të ketë të bëjë me rigjenerimin e pyjeve të djegura apo të prera.

Ekonomitë pyjore të cilat janë përshkuar nga flakët janë lënë po ashtu, ndërsa nuk ka patur asnjë iniciativë për të zëvendësuar të paktën pemët e djegura.