Ballina AKTUALITET Mat/Vihet në pranga një 24-vjeçar, i shpallur në kërkim, i dënuar me...

Mat/Vihet në pranga një 24-vjeçar, i shpallur në kërkim, i dënuar me 2 vite e 7 muaj burg

0

Njoftimi i policisë

Kapet dhe vihet në pranga një 24-vjeçar, i shpallur në kërkim, i dënuar me 2 vite e 7 muaj

burgim, për prodhim dhe shitja e narkotikëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e

shtetasve të shpallur në kërkim, kapën në qytetin e Burrelit, dhe ndaluan shtetasin J.C., 24 vjeç,

banues në Burrel. Gjykata e Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vite e 7 muaj e 16 ditë burg,

për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të

Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version