Mat / Urat e rrezikshme një kalimëshe në Shoshaj

Mat / Urat e rrezikshme një kalimëshe në Shoshaj

Të ndërtuara prej dekadash qëkur është hapur për qarkullim aksi rrugor nacional Klos – Burrel, tre ura në fshatin Zall – Shoshaj janë të rrezikshme. Në të tre këto ura mund të kalojë vetëm një automjet dhe jo më shumë njëherësh. Kjo ka prodhuar vazhdimisht aksidente për shkak edhe të mungesës së fushëpamjes, por edhe për shkak se drejtuesit e mjeteve nuk e vënë re sinjalistikën vertikale. Më problematike është ura e cila lidh fshatin Zall - Shoshaj me fshatin Mallunxë. Banorët tregojnë se në këtë zonë ka shpesh aksidente ku automjetet përballen në befasi me njëra-tjetrën. Po ashtu, problem mbetet edhe për lëvizjen e këmbësorëve, sidomos për fëmijët e shkollave që duhet të ecin në të njëjtën hapsirë me makinat. Banorët apelojnë që të ndërhyhet në këtë zonë dhe urat të ndërtohen nga fillimi. Po ashtu, kërkohet krijimi i hapsirave të dedikuara për këmbësorët, pasi fëmijët që frekuentojnë shkollën rrezikohen çdo ditë nga automjetet.