Mat / Tentoi të kalonte lumin, rrjedha e ujit i merr jetën 66-vjeçarit

Mat / Tentoi të kalonte lumin, rrjedha e ujit i merr jetën 66-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Klos të Matit. 66-vjeçari Xhemal Zhuku, teksa ka tentuar të kalojë lumin Mat, është marrë nga rrjedha e fortë e ujit.

Trupi i pajetë i tij është gjetur disa kilometra më larg, pa shenja jete, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në kërkime morën pjesë shërbimet e Policisë, familjarët dhe banorë të zonës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.