Ballina AKTUALITET Mat/ Shënohet një tjetër rast zjarrvënie të qellimshëm në Suç, policia në...

Mat/ Shënohet një tjetër rast zjarrvënie të qellimshëm në Suç, policia në kërkim të autorëve

0

.
Pas 4 rasteve të zjarrvënieve që u shuan në kohë, mëngjesin e kësaj të enjtjeje u shfaq e pesta vatër zjarri e dyshuar si e qëllimshme, në pyllin e Keçit, në fshatin Kujtim të Nj. A. Suç, në Bashkinë e Klosit.
Zjarri në pyllin me dushk pershkoi rreth 1 ha. Për shuarjen e këtij zjarri u angazhuan forca e mjete të Bashkisë Klos. Falë reagimit në kohë të specialisteve te sektorit pyjor, të grupit zjarrfikes ne turn, të punëtorit te mirembajtjes, u be e mundur izolimi dhe shuarja e kesaj vatre zjarri. Nderhyrja u be me mjete rrethanore e pompa zjarrfikse shpine.
Pas shuarjes së vatrës së zjarrit në pyllin e Keçit specialistet e pyjores në Bashkinë Klos jane ne monitorim te riaktivizimit te mundshem te ndonje vatre te fjetur brenda zones se djegur me pyll dushku. Njoftimi ne kohen e duhur nga strukturat vendore, nderhyrja me pervojen e duhur të EC në Bashkinë Klos, dhanë rezultat të kenaqshem.
Ndërkohë policia dhe prokuroria ka nisur hetimin për piromanët që vijojnë të shkaktojnë zjarre të tilla të qëllimshme.

Exit mobile version