Ballina AKTUALITET Mat/ Reshjet e borës rrisin nivelin e liqenit të Ulzës, përmbytet rruga...

Mat/ Reshjet e borës rrisin nivelin e liqenit të Ulzës, përmbytet rruga në Rukaj

0

Reshjet e shumta të shiut por dhe të dëborës, kanë bërë që që lumi i Matit të tejmbushet me ujë që nga rrjedha e tij deri në liqenin e Ulzës. Macukulli e Xibri janë dy njësitë administrative në Bashkitë Mat e Klos të cilat u përfshinë nga reshjet e dëborës mbrëmjen e së hënës. Në këto njësi administrative nuk pati problematika pasi trashësia e borës shkoi deri në 10 centimetra. Qarkullimi në këto njësi administrative u bë lirisht nga të gjitha llojet e automjeteve. Si pasojë e këtyre reshjeve HECet Ulëz e Shkopet është dashur të hapin portat e shkarkimit.
Megjithë shkarkimet që po bëjnë të dy hidrocentralet e kryesisht ai i Ulzës, rritja e nivelit të liqenit ka krijuar sërish probleme në fshatin Urakë, pasi niveli i ujit ka dalë në rrugën kryesore të Njësisë Administrative Rukaj.

Exit mobile version