Mat / PD zgjedh sot drejtuesin e ri
Mat / PD zgjedh sot drejtuesin e ri Rreth 1700 anëtarë të Partisë Demokratike në degën e Bashkisë Mat do të zgjedhin këtë të dielë kryetarin e ri. Dy emrat që kandidojnë për këtë post politik janë Avni Doçi dhe Julian Klosi. Të dy kontribues të hershëm në Partinë Demokratike. Procesi i votimit ka nisur në orën 8:00 dhe pritet të mbyllet në orën 17:00. Pjesmarrja në votime ka qenë deri tani afërsisht 50% e anëtarësisë, ndërsa vijon radha për të ushtruar të drejtën e votës. Zgjedhjet në Partinë Demokratike në Mat vijnë pasi ish kryetarja e kësaj force politike Denisa Vata u zgjodh deputete në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar.