Mat/ Nis procesi i numërimit të votave preferenciale

0

Ka nisur procesi i numërimit të votave preferenciale në KZAZ 16 në Mat. Të njëjtët grupe e numërimit të votave që numëruan votat për subjektet politike, po numërojnë edhe votat për kandidatët.

Deri tani në KZAZ 16 janë numëruar 10 kutitë e para. Duket që procesi do të jetë më i shpejtë se ai për subjektet politike, për shkak se fletët janë të ndara sipas rezultatit të një dite më parë.

I gjithë ky proces sipas drejtuesve të KZAZ 16 pritet të mbyllet deri në mbrëmje.