Rekamë

Çdo vit nga data 25 Nëntor nis fushata “16 ditët e aktivizmit me bazë gjinore” ku përfshihen disa institucione për sensibilizimin e popullatës kundër dhunës në familje me bazë gjinore. Edhe bashkia e Matit i është bashkuar kësaj fushate nëpërmjet sektorit të Shërbimit Social me moton “Ndal dhunës ndaj grave, vajzave dhe fëmijëve”. Përgjegjësja e këtij sektori Enea Gjyla tha se fushata do të shtrihet në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë së Matit. Sipas saj, qëllimi është krijimi i një shoqërie me të drejta të barabarta si dhe njohjen e qytetarëve me mënyrat e denoncomit të dhunës në familje.
Një javë më parë hyri në fuqi ligji me ndryshime për dhunuesit brenda familjes. Ky ligj detyron dhunuesin qoftë burri apo gruaja të lënë shtëpinë nëse ushtrojnë dhunë ndaj njëri-tjetrit.