Sapo largohesh nga qendrat e qyteteve të Burrelit  apo të Klosit,  edhe pse mbajtja e maskës antiCovid është e detyrueshme në ambjentet e jashtme të çdo pëllëmbe të territorit të Shqipërisë, banorët e lugines se Matit nuk e zbatojnë këtë vendim.

Sipas banoreve te intervistuar ato shprehen se maska nuk eshte fare e nevojshme të vendoset në luginën e Matit sepse ajri eshte i paster por edhe sepse këtu nuk ka kontrolle nga policia.

Në këto kushte banorët e Luginës së Matit thonë se i vendosim maskat antiCovid vetëm gjate kohes kur vizitojne qytetin e Burrelit apo te Klosit. Dhe kjo sa për tu mbrojtur nga gjobat aq edhe për të ruajtur shendetit e tyre nga infektimi me Covid-19 në qytet.

Nga ana tejter fermeret ngrejne nje shqetësim me te madh sipas tyre se pajisja me maskat. Ato shtojne se te rinjte e krejt luginës së Matit e kane braktisur fshatin, duke mbetur vetëm mosha e trete per te punuar tokat, me vështirësi të mëdha .