Një 62 vjeçar i cili akuzohej për dhunë në familje nga bashkëshortja e tij është arrestuar ditën e sotme pas disa kohësh në arrati.
Arrestimi i shtetasit R.L u bë i mundur pas bashkpunimit të policisë Mat dhe asaj të Tiranës.
Gjithashtu në Bulqizë pas një sherri banal janë vënë në pranga dy persona.
Njoftimi i policisë Dibër
Bulqizë / Mat
U konfliktuan për motive të dobëta, arrestohen në flagrancë nga Policia dy shtetas.
Ndërkoh nga Policia e Matit është kapur dhe ndaluar një shtetas i shpallur në kërkim për “Dhunë në familje”
Rreth orës 14:00, datë 16.06.2020, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Pishat”, Bulqizë, po ndodhte një konflikt mes disa personave.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se pas një debati për motive të dobëta, shtetasi A. M. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Xh., ndërsa ky i fundit e ka goditur shtetasin A. M., me një dërrasë, duke shaktuar dëmtime të lehta. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. XH., 25 vjeç dhe A. M., 28 vjeç, të dy banues në Bulqizë.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Komisariatin nr-4 Tiranë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim R. L., 62 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Mat, pasi në njësinë Administrative Lis, Bashkia Mat, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur iu referuan Prokurorisë Dibër dhe Mat, për veprime të mëtejshme.