Mat/ Ndahet rreth 80% e naftës falas për fermerët

0

Edhe pse jemi në datën 5 Korrik dhe sezoni i mbjelljes së shumë kulturave bujqësore ka përfunduar, ende kanë mbetur 20% e fermerëve matjan që nuk e kanë tërhequr sasinë e naftës së përfituar nga skema e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Sipas informacioneve pranë Zyrës së Ekstensionit Bujqësor në Mat, rreth 80% e fermerëve aplikues e kanë tërhequr deri tani kartën e naftës falas. Ndërkohë, pritet që pjesa tjetër ta tërheqë javën e ardhshme. Edhe pse shumë të mbjella të fermerëve në Mat janë gati në përfundim të procesit të tyre, fermerqët që ende nuk e kanë marrë naftën nga Ministria e Bujqësisë, mund ta përdorin atë për sezonin e vjeshtës. Sipas Specialistëve të Ekstensionit Bujqësor, vlefshmëria e kartave të karburantit do të jetë deri në fund të muajit Dhjetor të këtij viti.
Ende nuk ka një sqarim zyrtarë se përse këtë vit, ndryshe nga viti i kaluar, fermerët po e marrin sasinë e naftës së përfituar sipas sipërfaqes së tokës bujqësore të deklaruar, me shumë vonesë.
Megjithatë, kjo mund të ketë ardhur si rezultat i paqëndrueshmërisë së çmimit të naftës i cili ndryshon thuajse çdo ditë. Gjithsesi, fermerët këtë vit është dashur që fillimisht tokën ta punojnë me paratë e tyre, dhe më pas kanë tërhequr sasinë e naftës së përfituar nga skema e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.