
Skema e marrjes së naftës falas për bujqësinë ka tërhequr fermerët e Matit të nisin aplikimet në pranë Zyrave të Agjensisë Rajonale të Bujqësisë Dibër, sektori Mat. Deri tani kanë aplikuar 90 fermer dhe kanë nisur procedurat 120 të tjerë. Drejtues të kësaj zyre thanë se aplikimet kanë nisur prej dy javësh dhe do të zgjasin deri me 25 Shkurt. Mënyra e aplikimit tashmë është e qartë bashkë me dokumentet shoqëruese, ndërsa fermerët që nuk kanë informacionin e nevojshëm, mund të drejtohen pranë zyrës së Agjensisë Rajonale të Bujqësisë Dibër, sektori Mat. Ndërkohë ata fermer që nuk kanë tokë në pronësi apo nuk kanë kontratë qeraje, nuk mund të përfitojnë. Për këtë arsye ka banorë në luginën e Mati që kanë zgjedhur të mos aplikojnë.
Aplikimet për naftën falas do të zhvillohen në dy faza, në mbjelljet e pranverës dhe ato të vjeshtës.