MAT/Lëvizte në rrugët e fshatit me armë gjahu. Poseduesi i armës ishte një 17- vjeçar,i cili kapet dhe procedohet penalisht.

MAT/Lëvizte në rrugët e fshatit me armë gjahu. Poseduesi i armës ishte një 17- vjeçar,i cili kapet dhe procedohet penalisht.

NJOFTIMI I POLICISE

Lëvizte në rrugët e fshatit me armë gjahu duke krijuar panik tek banorët, falë bashkëpunimit me qytetarët, lokalizohet, kapet dhe procedohet penalisht autori.

Poseduesi i armës një 17- vjeçar, për të cilin nisi hetimi penal në gjendje të lirë për shkak të moshës.

Sekuestrohet arma e gjahut dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, si dhe në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave në kuadër të operacionit mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i Ligjit”, falë informacioneve të siguruara nga bashkëpunimi me qytetarët, për një shtetas të mitur, i cili lëvizte në rrugët e fshatit Stojan, me një send në duar në dukje si armë gjahu duke shkaktuar panik tek banorët, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Stojani”, për kapjen e tij.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur rrethimin e zonës ku lëvizte 17-vjeçari, dhe në kohën e ndërhyrjes së Policisë, 17-vjeçari ka tentuar ta fshehë armën e gjahut në tavanin e banesës së shokut të tij.

Në përfundim të veprimeve të para herimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, nisën procedimin penal në gjendje të lirë, për shkak të moshës për shtetasin O.C., 17 vjeç, banues në fshatin Stojan, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Arma e gjahut dhe municioni luftarak, , u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.