Mat Televizion e ka ngritur disa herë problemin e urave të rrezikshmne për banorët në aksin nacional Burrel – Klos. Kjo është ura e Lusës në kufirin ndarës mes dy bashkive. Ndonëse në këtë urë ka hapsirë për kalimin e këmbësorëve, një pjesë e mbrojtëseve anësore janë dëmtuar, duke krijuar një tjetër rrezik për banorët e zonës. Ura ka një lartësi të konsiderushme dhe rënia prej saj mund të rezultojë fatale. Ndërsa kjo është ura në të cilën një ditë më parë, ra prej saj një 25 vjeçare. Kjo është edhe ura më problematike në këtë segment. Banorët e “Komisë së tullave” por edhe të fshatit Mallunxë e kanë ngritur vazhdimisht si shqetësim, por ndonëse aty ka patur aksidente jo vetëm për automjetet por edhe këmbësorët, masat deri tani janë zero. Kjo është një tjetër urë e rrezikshme me vetëm një sens lëvizjeje në fshatin Shoshaj. Edhe kjo urë përdoret nga banorët e zonës në çdo kohë. Edhe këtu ata duhet të ecin në të njëjtën rrugë me makinat, të cilat shpeshherë bllokojnë gjithë rrugën, sidomos ato të tonazhit të rëndë. Banorët thonë se kalimet për ta duhej të ishin bërë me rikonstruksionin e rrugës e cila kushtoi rreth 4 milion euro. Nga ana tjetër autoritetet kërkojnë ndërhyrje të menjëheshme sa nuk është shkaktuar ndonjë tragjedi tjetër.
Home Qarku Diber MAT Mat/ Kanë rezultuar burim aksidentesh. Banorët: Të rregullohen menjëherë urat që po...