Mat, homazhe tek varrezat e dëshmorëve në 81 vjetorin e ditës së çlirimit

Mat, homazhe tek varrezat e dëshmorëve në 81 vjetorin e ditës së çlirimit

Në kuadër të 81 vjetorit të çlirimit të vendit u zhvilluan këëtë të shtunë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Mat.

Në nderim të të rënëve në luftën për liri, morën pjesë në homazhe drejtues të pushtetit vendor në Mat e Klos, deputet, drejtues të institucioneve qëndrore në nivel vendor, pasardhës të dëshmorëve, qytetar të Burrelit etj. Ndërkohë, Kryetari i organizatës së veteranëve të LANÇ-it Mat Sefer Duka, solli në memorien e të pranishmëve sakrificën e të rënëve në luftën për liri 81 vite më parë.

Më pas u bë vendosja e kurorave me lule pranë monumentit memorial të të rënëve në luftë.

Më pas u bë vizitë homazh edhe pranë bustit të dëshmorit të ardheut Shahin Toçi, një figurë që sfidoi autoritetet italiane të kohës për të mos u betuar në flamur tjetër, veç atij shqiptar.