lajm i fundit mat televizion
Rekamë

Njoftimi i policise

Mat/Vijon kontrolli i territorit, për  parandalimin dhe goditjen e kultivimt të kanabisit.

Finalizohet faza 4,  e operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”.

Asgjësohen 260 bimë narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Madhesh.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në inteligjencë informative dhe si rezultat i zbatimit të planit operacional të koduar “Kreshta të pastra”, për kontrollin e imtësishëm dhe të pandërprerë të territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar të fshatit Madhesh, njësia administrative Ulëz,  260 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Si rezultat i monitorimit të zonës me dron dhe rrethimit të parcelës me punonjës policie u kap duke ruajtur parcelën  shtetasi B.S.,  26 vjeç, banues në Mirditë, autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, i cili u arrestuar në flagrancë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.