Mat. Fermerët të pakënaqur me prodhimin: “Nuk mbulon as koston

0

Fermerët e luginës së Matit janë të pakënaqur me prodhimet bujqësore të këtij viti, pasi sipas tyre, kostoja deri në prodhim është më e lartë se rendimenti që merret në fund. Ata shprehen se i punojnë dhe i mbjellin tokat kryesisht misër, por çmimi dhe cilësia e farës, i punimit të tokës, plehërat kimike si dhe çmimi i naftës kanë kosto tepër të lartë. Fermerët thonë se tokën e mbjellin se nuk kanë me çfarë aktiviteti tjetër të merren, ndaj dhe me humbje janë të detyruar që të kultivojnë kultura të ndryshme bujqësore, por më së shumti misër.
Në vendin tonë prej vitesh flitet për skema lehtësuese ndaj fermerëve që kultivojnë tokën e tyre, por fermerët sërisht vijojnë të jenë të pakënaqur dhe i konsiderojnë ato si premtime boshe të politikanëve apo drejtuesve të bujqësisë.