Fermerët e luginës së Matit të cilët kanë kultivuar grurë, kanë nisur korrjen e tij. Duket që ky vit është i mbarë për të gjithë ata që kanë kultivuar grurë pasi prodhimi duket i bollshëm. Megjithatë, fermerët shprehen se ka pësuar rritje kostoja e korrjes. Për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve, është rritur edhe çmimi i korrjes për dynym nga pronarët e autokombanjave. Fermerët shprehen gjithashtu se në të mbjellat e tyre është konstatuar edhe lëndë e huaj e megjithatë, prodhimi është i kënaqshëm. Lindita Kola nga fshati Shullbatërr ka nisur korrjen e grurit, ndërsa shprehet se prodhimi për një dynym shkon nga 4 deri në 5 kuintal.
Për specialistët e bujqësisë kjo është koha optimal e korrjes së grurit pasi ka arritur pjekjen kokrra.