Kjo është ura e fshatit Dom në Njësinë Administrative Gurrë ne Bashkinë e Klosit. Mbi këtë urë tip pasarelë kalojnë qindra banorë të fshatrave Dom e Zall-Rripë. Kjo është e vetmja mundësi që këta banorë të shkojnë me mjete transporti në banesat e tyre.
Para disa ditesh mbi kete ure u botua edhe nje zetor por fatmirsisht drejtuesi i mjetit nuk pati pasoja të rënda për jetën përveç disa lendimeve të lehta.
Prej tre dekadash ura e fshatit Dom është në këtë gjendje aspak të mirë infrastrukturore, sikurse shikohet edhe nga pamjet filmike. Sipas banoreve kjo urë duhet të rikonstruktohet sa më parë pasi në të kalojne edhe nxenesit e shkollave me furgon. Kjo pasi binaret e ures jane te kalbezuara dhe te thyera po keshtu dhe shtresa e ures eshte tejet e armotizuar. Ndërsa per mbrojtese anesore ka nje rrjetë teli e cila eshte e degraduar duke e humbur funksionin.
Banoret e Domit u bejne thirrje te gjitha instancave pergjegjëse te ndyrhyjne sa me para per rikonstruksionin e kesaj ure perpara se te shënohet ndonjë rast tragjik me humbje jete. Në fakt ndertimi i kesaj ure premetohet cdo here qe ka fushata elektorale po më pas ai nuk behet realitet.