Rekamë

Diten e djeshme kanë nisur punimet pëe ndërtimin e qendrës së re të kolaudimit ne Lagjen e re, Burrel. Në një postim në rrjtin social facebook Drejtori i DPSHTRR Blendi Gonxhja shkruan:

Gushti nuk njeh pushime për DPSHTRR!

Nisën sot punimet për DRSHTRR Mat! Një Qendër e mirëfilltë Shërbimesh të Transportit Rrugor, Kontroll Fizik e Teknik/Linjë Kolaudimi, Linjë Tahografi për tërë shërbimet me mjetin dhe me drejtuesin e mjetit njësoj si në çdo drejtori rajonale, në shërbim të Bashkive Burrel dhe Klos, ku kemi rreth 6,000 mjete rrugore dhe mbi 13 mijë drejtues mjeti!

Investimi përfshin ndërtimin e objektit të ri me sipërfaqe 298 m2 (administrata, salla e shërbimeve dhe klasa e testimit), ndërtimi i kapanonit të QKT 321 m2, oborr funksional me 400 m2 gjelbërim me lulishte dhe pemë, etj!

  1. I vijmë në ndihmë komunitetit duke shkurtuar distancat, ulim kostot për sektorin dhe u kursejmë kohë qytetarëve dhe subjekteve që për kryerjen e shërbimeve me mjetin, për testime, certifikime e praktika të shumta duhet të udhëtonin drejt Peshkopisë, me një distancë rreth 162 km (3 orë e 20 minuta mesatarisht vajtje – ardhje)!

Investimi 100% nga fondet e vetëfinancimit si DPSHTRR!

Shërbime publike që përmirësojnë jetën e qytetarëve!

#DPSHTRR #MIE #DRSHTRRMat #MëLehtëMëShpejtMëLirë #SkaKohëPërPushim #AutomotorizimiShqiptar

Ndërtimi i kësaj qendre të re të shërbimit për mjetet e transportit ishte nje kërkesë e kahershme e drejtuesëve të mjteve të bashkive Mat e Klos por vetëm tani u mundesua fale kjo edhe mbeshtetjes që Bashkia Mat i i dha kësaj Drejtorie për sigurimin e dokumentacionit të truallit dhe të gjithë proçedurave të tjera ligjore. mattv.al