
Edhe ky vit nuk ka sjellë asnjë lindje të re në maternitetit e Spitalit Bashkiak Mat.
Prej të paktën 10 vitesh situata mbetet e njëjtë sa i përket lindjeve në Mat. Numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm në dekadën e fundit si rezultat i largimit të rinisë dhe hezitimit të çifteve për të lindur shumë fëmijë.
Ndërkohë gjatë vitit që lam pas janë pritur dhjetra lindje në Maternitetin e Spitalit Bashkiak Mat për arsye se ka patur mjek obstetër-gjinekolog, kirurg dhe anestezist, por problem mbetet largimi i të rinjve të cilët e krijojnë familjen në vendet ku jetojnë e punojnë.
Statistikat e nxjerra nga Instituti i Statistikave vitin e kaluar tregojnë për një rënie të lindshmërisë në të gjithë vendin.
Tkurrja e popullsisë si pasojë e rënies së lindshmërisë mbetet një sfidë për vendin tonë.
Deri tani stimulimet financiare të rritjes së bonusit të bebes nga 40 deri në 120 mijë lekë të rinj, nuk kanë dhënë efektet e prishtme deri tani, pasi numri i lindjeve po vjen në rënie nga viti në vit.