Flutura Kineze tashmë është kthyer në një kërcënim serioz për masivet me shkurren e Bushit. Pasi thau luginën e Shkopetit, tashmë ky insekt është shpërndarë edhe në masive të tjera në Mat ku ka shkurre të Bushit. Insekti që mendohet të vijë nga Kina, po bën kërdinë në zonat ku ka prani të bushit, siç është kjo në malet e Fshatit Baz në Mat. ekspertët mjedisor kanë ngritur shqetësimin e tyre që ky insekt do të shkaktojë pasoja të rënda në ekonomitë pyjore në shqipëri. Banorët thonë se ky insekt shkatërrues është shfaqur që vitin e kaluar, ndërsa këtë vit dëmi prej saj ka qenë shumë i madh. Megjithëse ende nuk është vërtetuar nëse kjo flutur dëmton edhe pemë apo bimë të tjera, dëmi që shkakton tek masivet e bushit është shumë i madh, duke i kthyer sipërfaqet në të shkretëtuara. Specialistët e klasifikojnë këtë insekt asi tepër agresiv dhe me cikël përsëritës disa herë brenda vitit, duke mos i dhënë mundësinë bushit të rigjenerohet e kjo më pas shkakton tharjen e plotë të tij.